Komiteti për Shërbime Publike në Kaçanik mbanë mbledhjen e parë për vitin 2017

Komiteti për Shërbime Publike në komunën e Kaçanikut ka mbajtur mbledhjen e parë për vitin 2017, të cilën e kryesoi Kryesuesi i Komitetit për Shërbime Publike (KSHP) Kemajl Murseli.

Anëtarët e komitetit diskutuan për këto pika të rendit të ditës: Informatë mbi Raportin për performancën e komunës së Kaçanikut në vitin 2016, Informatë për gjendjen e emergjencave, Informatë mbi financimin e shpenzimeve të varrimit si dhe raportin e detajuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike për vitin 2017.

Drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjenca Ramadush Osmani, tha se numri i intervenimeve në rastet emergjente gjatë vitit 2016, ka qenë 145 raste, ndërsa në 135 raste edhe është intervenuar nga ana e sektorit të emergjencave. Drejtori Osmani tha se faza emergjente ka qenë më shumë e theksuar gjatë të reshurave të borës, ku edhe kemi qenë afër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Drejtori Osmani njoftoi se rastet emergjente në Komunën e Kaçanikut kanë qenë në nivelin e dëshiruar të menaxhimit. Ndërkohë Kryesuesi i komitetit Kemajl Mureseli kërkoi nga drejtoria e Shërbimeve Publike që të bëhet një zgjidhje emergjente tek rruga afër vendit të quajtur “Fusha e Pajtimit” pasi që sipas tij, në këtë pjesë janë bërë dëmtime të mëdha nga kompania Bechtel Enka, e cila është duke zhvilluar punimet në ndërtimin e autostradës. Murseli tha se kjo rrugë paraqet rrezik të madh sepse është mjaft e frekuentuar.

Nga ana tjetër anëtarja e KSHP Sherife Troni kërkoi që rrugët të cilat janë duke u dëmtuar nga kompania Bechtel Enka më pas të riparohen, ndërsa foli edhe për rrezikun që kanoset në rrugën e fshatit Llanishtë nga rrëshqitjet e dheut. Edhe anëtarja e KSHP Lejla Koxha, tha se në rrugën “Mejdi Dalloshi” në Kaçanik, disa familje janë të rrezikuara nga një përroskë, sidomos gjatë reshjeve atmosferike, kurse Arbesa Berisha shqyrtoi mundësinë e rregullimit të trotuarit në një pjesë të fshatit Dubravë në lagjen Imishti, sepse sipas saj kjo pjesë është mjaft e frekuentuar sidomos nga automjetet që shkojnë për në Tetovë.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …