Brickos

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj ka folur për investimet që janë bërë gjatë kohës sa ka qeverisur gjatë mandatit të kaluar

Begaj i uron të gjithë besimtarët e besimit Islam për festën e Kurban Bajramit

Me rastin e festës së Kurban bajramit Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj i ka uruar të gjithë besimtarët e besimit islam. Me kënaqësi të veçantë ju drejtohemi të gjithë besimtarëve të besimit islam në Komunën e Malishevës e më gjerë, me urimin më të përzemërt, me rastin e festës së Kurban Bajramit. Kryetari Begaj më tej në telegram urimi, shtoi, ,,Se kjo ditë është një ditë e bekuar, ku lutemi të gjithë që paqja, solidariteti, mirësia dhe toleranca të jenë virtyte mbizotëruese tek të gjithë qytetarët tanë”.

Festa e Kurban Bajramit të na bashkojë drejt këtij realizimi si bazë e së ardhmes. Kjo festë që kurorëzon mirësinë, sakrificën dhe përulësin e çdo besimtari, le të jetë edhe më e thellë e shpalosur në ndjenjat e vullnetit të mirë dhe respektit të ndërsjellë.

Zoti na ndihmoftë dhe na bashkoftë në punë të mira dhe në solidaritet të përhershëm me njëri tjetrin!  Edhe njëherë ua uroi festën e Kurban – Bajramit të gjithë qytetarëve tanë si në vendin tonë, brenda trojeve tona etnike, po ashtu edhe diasporës kudo që ata gjenden, thuhet në urimin e Kryetarit të komunës së Malishevës Ragip Begaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …