Begaj: Zotimi i marrë nga palët në Ohër do të respektohet plotësisht

Zyra e Presidentit të Shqipërisë njofton se kryetari i vendit, Bajram Begaj ka pritur në takim, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, me të cilin ka biseduar mbi zhvillimet më të fundit të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë. Përmes një njoftimi për mediet, zyra e Presidencës bën me dije se: “Begaj, pasi u informua në detaje mbi negociatat e zhvilluara me Serbinë, të udhëhequra nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përshëndeti lidershipin, maturinë dhe kurajon e treguar nga Kurti dhe ekipi negociator i Republikës së Kosovës, për ta pranuar planin evropian, si dhe për ta nënshkruar e zbatuar atë. Po ashtu, Begaj shprehu besimin se zotimi i marrë nga palët në Ohër do të respektohet plotësisht, ndërkohë do të gjenden mekanizmat e duhur për ta kthyer këtë dakordësim publik në një marrëveshje të detyrueshme e të zbatueshme për palët ndërkombëtarisht” thuhet mes tjerash në njoftimin e Zyrës së Presidencës.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …