Bëhet shkëmbim përvojash mes Komitetit për Komunitete të Ferizajt dhe të Vitisë

Organizuar nga misioni i OSBE-së, është mbajtur një takim i veçantë, në mes komitetit për komunitete të Komunës së Ferizajt dhe asaj të Vitisë. Hapjen e këtij takimi e ka bërë Jeton Lika nga OSBE-ja si dhe Gloria Funcheon-zyrtare për të drejtat e njeriut në OSBE. Në këtë takim janë diskutuar çështje më rëndësi sa i përket komuniteteve në këto dy komuna. Ndërsa pjesë e takimit ishte edhe drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj Nadire Imeri, si dhe drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale, Adelina Braha. Në këtë takim anëtarët e komitetit për komunitet, kanë pasur një varg pyetjesh sa i përket edhe lehtësirave të shërbimeve të këtyre dy institucioneve për komunitete pakicë, që jetojnë në qytetin e Ferizajt. Të pranishmit me një fjalë rasti i ka përshëndetur edhe Osman Emini- Kryesues i komitetit për komunitete nga Ferizaj si dhe Radovan Duriq, kryesuesi i komitetit për komunitete nga Vitia.

 

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …