Në komunën e Rahovecit filloi furnizimi me Pako Pedagogjike të vlefshme për vitin e ri shkollor 2023-2024

Në komunën e Rahovecit filloi furnizimi me Pako Pedagogjike të vlefshme për vitin e ri shkollor 2023-2024. Këtë vit shkollor, të gjithë mësimdhënësit dhe edukatorët nga klasat parashkollore deri në klasat e 12-a do të pajisen me këto dokumente pedagogjike, të cilat janë shumë të nevojshme për të rritur cilësinë e mësimdhënies. Pakot pedagogjike përmbajnë:

– Planet e orës mësimore;

– Ditarët personalë;

– Instrumentet e vlerësimit të harmonizuara për secilën lëndë dhe fushë kurrikulare dhe

– Listat e kontrollit.

Shpërndarja e tyre nëpër shkolla do të bëhet para fillimit të vitit shkollor, në mënyrë që çdo gjë të jetë gati për fillim të mbarë të procesit edukativo-arsimor në komunën e Rahovecit!

May be an image of poster, book and text

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …