Bëhet verifikimi i zonës së rrugëve në Malishevë

Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, ka filluar me rilevimin (matjen) e zonës së rrugëve, me qëllim të identifikimit të zonës që i përket rrugëve dhe largimin e uzurpimeve të pronës publike përgjatë rrugëve dhe lirimin e këtyre hapësirave.

Në fillimin e matjeve të zonës së rrugëve, bashkë me zyrtarët përgjegjës komunal, ishte drejtori i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Bashkim Krasniqi, për të parë nga afër realizimin e këtyre matjeve.

“Pas matjes së zonës të të gjitha rrugëve, zhvillohen procedurat administrative për uzurpimin e pronës publike dhe mosrespektimin e zonës së rrugëve”, ka thënë drejtori Krasniqi, i cili gjithashtu tha se “do të bëhet matja e zonës së të gjitha rrugëve, duke filluar në qytetin e Malishevës”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …