Behrami - Beyer: UÇK nuk ka qenë organizatë fantazmë, por është themeluar nga bijtë e bijat më të mirë të kombit

Behrami – Beyer: UÇK nuk ka qenë organizatë fantazmë, por është themeluar nga bijtë e bijat më të mirë të kombit

Këshilltari politik i kryetarit Thaçi, Artan Behrami, i ka reaguar raportuesit gjerman dhe një prej njerëzve më të afërt të kancelares Merkel, Peter Beyer, i cili në një reagim të tij pas zhvillimeve me Gjykatën Speciale, ku është përfshirë kreu i shtetit. Behrami përmes Twitterit tha që “Beyer shihet që ka ndikim mbi vendimet e Gjykatës Speciale, kur deklaron që liderët e UÇK-së do të akuzohen – duke marrë edhe rolin e gjykatësit”. Sipas këshilltarit të Thaçit UÇK asnjëherë nuk ka qenë organizatë fantazmë, po që është themeluar nga gratë dhe burrat më të mirë të Kosovës që luftuan për liri. “UÇK-ja është historia e Kosovës. Tentativat revizioniste do të dështojnë”, ka përfunduar Behrami. Raportuesi për Kosovën në Bundestagun gjerman dhe në Këshillin e Evropës, Peter Beyer, në një prononcim për DW ka thënë se akuzat ndaj krereve te UÇK-së janë hap pozitiv drejt pajtimit dhe se ato nuk ia ulin meritat UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …