Behxhet Pacolli

Behxhet Pacolli: Është krejt i pakuptimtë organizimi i zgjedhjeve të Serbisë brenda territorit të Kosovës

Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, deklaron se është krejt i pakuptimtë organizimi i zgjedhjeve të Serbisë brenda territorit të Kosovës. Sigurisht që kjo është e papranueshme, dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë. Me sa di unë, kryeministri Mustafa kishte deklaruar që nuk do të ndodhë. Çfarë ndodhi? Do të na thonë tani se ‘për shkak të presionit të ndërkombëtarëve’ apo ‘do të jetë bilaterale’”, ka thënë ai. Pacolli u ka thënë se Thaçi e Mustafa  janë duke punuar sipas nevojave të momentit, dhe se nuk janë të aftë të krijojnë strategji.  “Në të njëjtën mënyrë e keni lënë edhe qytetarin e Kosovës, i cili improvizon mbijetesën e vet në çdo aspekt. Krejt kjo ndodhë se ju, qeveri, nuk keni vizion e as dashuri për Kosovën”, ka thënë Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti

Albin Kurti: Është koha që kryetarët e katër komunave në veri të vazhdojnë detyrat në objektet komunale

Kryeministri Albin Kurti,  ka reaguar në lidhje me procesin e votimit në katër komunat në …