Bekim Çollaku

Bekim Çollaku: Kurti ka qenë kundër dialogut të Brukselit por tash doli të jetë prioriteti i tij vetëm

Opinionisti Bekim Çollaku ka thënë se Kryeministri Albin Kurti nuk është duke e bërë publike qasjen për procesin e dialogut me Serbinë. “Ishte retorikë e mirë e tij që e kemi parë shumë shpesh e që po e përsërit në Bruksel. Kurti ka qenë kundër dialogut të Brukselit sepse ka konsideruar se po i sjell dëme Kosovë. Doli se është prioritet i tij i vetëm në politikën e jashtme”, është shprehur Çollaku. “Ai tha se dialogu duhet të zhvillohet në mes palësh të barabarta dhe kjo nuk është asgjë e re. Sa i përket dialogut nuk kemi dëgjuar asgjë konkrete nga Kurti për substancën, mënyrën dhe qasjen se çfarë do të diskutohet”, ka shtuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …