Bekim Çollaku

Bekim Çollaku: Procesi i dialogut Kosovë – Serbi nuk është i përqendruar tek pika kryesore e njohjes reciproke

Bekim Çollaku, ish-ministër i Integrimit Evropian, është shprehur se procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk është duke u përqendruar tek pika kryesore, ajo e njohjes reciproke. Ai ka thënë se në Bruksel kanë shprehur zhgënjim lidhur me takimin e fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. “Nga burimet e mia, në Bruksel janë të zhgënjyer me atë çfarë ka ndodhur në raundin e dytë, kërkesën për deklaratë paqeje dhe veprimin e dhurimit të librave. Qëllimi është të ketë diskutim serioz. Miroslav Lajçak ka thënë se kemi arritur aspak progres. Mendoj që strategjia e Kurtit është ruajtja e ‘status quo-s’ dhe marrja e një iniciative nga pala kosovare për ta hedhur në defansivë palën tjetër. Kjo nuk sjell asgjë në arritjen e qëllimit primar”, ka deklaruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Pren Marashi: “Kokat” e shtetit që nuk e duan UÇK-në, sot në Koshare edhe familjarët e dëshmoreve nuk i lejuan të shkojnë para tyre

Pren Marashi: Për mohuesit e UÇK-së — mjaftë me injorancën dhe turpin e mbjellë

Pren Marashi, komandant i Batalionit të Katërt të Brigadës 138 të UÇK-së ,në Zonën Operative …