Banorët e rrugës “Muharrem Fejza” protestojnë sot për shkak të vonesave të punimeve dhe për gjendjen e rrugës

Banorët e rrugës “Muharrem Fejza” protestojnë sot për shkak të vonesave të punimeve dhe për gjendjen e rrugës

Banorët e rrugës “Muharrem Fejza” dhe ata nga rrugët lidhëse në atë pjesë sot do të protestojnë për shkak të vonesave të punimeve për gjendjen e rrugëve. Sipas banorëve, punimet që kanë filluar tash e katër muaj po pengojnë hapësirat për ecjen e këmbësorëve, ndërsa personat me nevoja të veçanta kanë mbetur të mbyllur. “Ne banorët e rrugës ‘Muharrem Fejza’ me rrugët lidhëse, me datë 22/07/2021, ditë e enjte, në ora 18:00, te rrethi që lidhë “Rrugën B” me rrugën ‘Muharrem Fejza’ (te barnatoret), do të protestojmë për gjendjen e rrugës gjegjësisht punimet në rrugë’’, thuhet në njoftimin e banorëve. Banorët thonë se kërkesat e tyre i janë adresuar Komunës disa herë, por deri tani ata kanë mbetur pa përgjigje.

Kontrolloni gjithashtu

Në Viti përurohen dy libra të Ali Tahirit, një ngjarje letrare kushtuar kujtesës, jetës dhe historisë

Në Viti u zhvillua një veprimtari e veçantë kulturore dhe letrare, në kuadër të së …