Fillimi / Lajmet / KMDLNj: Specialja po e shkel Ligjin për Gjuhë të Kosovës dhe po e pamundëson mbrojtjen efektive të të akuzuarve
KMDLNj: Specialja po e shkel Ligjin për Gjuhë të Kosovës dhe po pamundëson mbrojtjen efektive të të akuzuarve

KMDLNj: Specialja po e shkel Ligjin për Gjuhë të Kosovës dhe po e pamundëson mbrojtjen efektive të të akuzuarve

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, ka thënë se është e drejtë elementare e personave të privuar nga liria që të kenë materialet e përkthyera në gjuhën e tyre. Reagmi i tyre vjen pasi mbrojtja e Kadri Veselit kërkoi që të gjitha materialet që kanë të bëjnë me rastin, të përkthehen në gjuhën shqipe. Ky këshill edhe më parë ka reaguar kur u konfirmuar aktakuza e ish-krerëve të UÇK-së në Speciale lidhur me përkthimin në gjuhën shqipe. KMDLNj thekson se me këtë diskriminim flagrant që iu bëhet të akuzuarve me mospërkthim me kohë të të gjithë materialit në gjuhën shqipe, përveç se shkelet Ligji për Gjuhë të Republikës së Kosovës, Gjykata Speciale e pamundëson mbrojtjen efektive të të akuzuarve e cila nuk mund të bëhet pa bashkëpunim i akuzuar-avokat, nuk siguron një proces të drejtë gjyqësor dhe nuk trajton njëjtë palët në procedurë.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Biden: Agjenda ime nuk është kundër Rusisë apo dikujt tjetër, por është për Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëron Rusinë për Ukrainën

Kryetari amerikan, Xho Bajden,  u zotua se do ta bëjë shumë të vështirë për kryetarin ...