Bekim Haxhiu

Bekim Haxhiu: MSh të zbatojë udhëzimin administrativ për barna të nënshkruar nga ish-ministri, Uran Ismaili

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë se për pazare dhe përfitime personale po i lë insitucionet shëndetësore dhe barna esenciale . Haxhiu, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, tha se Kosova është i vetmi vend në botë që s’ka filluar vaksinimin me dozën e dytë për Covid-19. Gjithashtu theksoi se Kosova është i vetmi vend në botë që ka zero vaksinim me dozën e dytë e vaksinës antiCOVID-19. Sipas tij, brengë mbetet edhe mungesa e barnave nga lista esenciale. Ai kërkoi nga ky dikaster që të zbatojë udhëzimin administrativ për barna dhe produkte mjekësore të kontraktuar dhe nënshkruar nga ish-ministri, Uran Ismaili. “Ju rikujtoj se një vit më parë kjo udhëheqje e MSh-së ka kontraktuar barna dhe pajisje mbrojtëse deri 3 mijë për qind më shtrenjtë. Për mua është shqetësuese se si në buxhetin e shtetit po vidhet në barna dhe ilaçe të pacientëve”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …