Bekim Jashari: Banorëve të fshatrave rrezë Qiqavicës po u kthehet dinjiteti i nëpërkëmbur

Jashari: Banorëve të fshatrave rrezë Qiqavicës po u kthehet dinjiteti duke u mundësuar qarkullim më të lehtë

Janë rehabilitituar me zhavor rrugët e fshatrave Krasmirofc, Kozhicë e Çirez që gjenden rrezë Qiqavicës dhe për të ka shkruar kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari. Ai thotë së banorëve të kësaj ane po u kthehet dinjiteti i nëpërkëmbur duke u mundësuar atyre qarkullim më të lehtë. “Me rehabilitimin e rrugëve duke shtruar zhavorr në rrugët brenda fshatrave Krasmirofc, Kozhicë e Çirez, ku deri sot është qarkulluar me shumë vështirësi, po ua kthejmë banorëve të fshatrave rrezë Qiqavicës dinjitetin e nëpërkëmbur. Janë më shumë së 1,500 metra pjesë të rrugëve të rehabilituara në këto fshatra, brenda një jave, që mundësojnë qarkullim të lehtë të banorëve. Kam premtuar se do të intervenojmë në çdo cep të territorit të komunës sonë, për t’i bërë të kalueshme rrugët e fshatrave. Tani është radha e fshatrave tjera”, ka shkruar Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …