Të shtunën ka qenë nata e fundit e Epopesë së UÇK-së apo siç njihet ndryshe “Nata e Zjarreve”. Me këtë rast, ceremonia kryesore është mbajtur në Skenderaj ku ka folur kryetari i komunës, njëherit anëtari i familjes Jashari, Bekim Jashari. Para të pranishmëve, ai tha se sot përkujtohet vepra heroike e familjes së tij. Sipas tij numri i madh i vizitorëve është dëshmi se shqiptarët nuk e kanë harruar sakrificën. Jashari nga Skenderaj bëri thirrje spektrit politik që të jenë të bashkuar për shtetin e Kosovës, ngase sipas tij vetëm në këtë formë jetësohet amaneti i dëshmorëve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
