Bekim Jashari: UÇK-ja nga toka e NATO-ja nga qielli ndalën gjenocidin serb dhe jetësuan ëndrrën shekullore për liri e pavarësi

Bekim Jashari: UÇK-ja nga toka e NATO-ja nga qielli ndalën gjenocidin serb dhe jetësuan ëndrrën shekullore për liri e pavarësi

Ish kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari deklaroi se në 23-vjetorin e intervenimit të NATO-s në Kosovë, edhe një herë përsërisim falënderimet, mirënjohjet dhe respektin ndaj shteteve përbërëse të kësaj organizate, Amerikës, kryetarit amerikan të kohës Bill  Clinton, Sekretares amerikane të Shtetit,  Madeleine Albright e cila fatkeqësisht dje ndërroi jetë, komandantit suprem të forcave të bashkuara të NATO-s për Evropë, Wesley Clark e të tjerëve. Intervenimi i NATO-s në Kosovë,  ishte sinjal i qartë që sundimit gjenocidal të Serbisë në Kosovë po i vjen fundi. Gjatë 78 ditëve të fushatës së bombardimeve të NATO-s në Kosovë shteti serb kryente krime të mëdha, duke u nisur nga masakrat mbi civilët si: Masakra e Izbicës, Rezallës, Krushës së Madhe, Therandës, Besianës, Mejës, Qyshkut, Burgut të Dubravës e shumë të tjera. 23 vjet më pas ushtria jonë, falë përkrahjes së SHBA-së dhe shteteve mike, ka arritur të rreshtohet krah forcave paqeruajtëse të botës, duke treguar kështu profesionalizëm dhe gatishmëri për t’i kontribuar paqes në botë ka shkruar mes tjerash Bekim Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Sot fillon fushata për vetëdijesim publik kundër migrimit të parregullt

Ylli Shala: Rënia e natalitetit dhe migrimi janë dy faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rënien e numrit të popullsisë

Drejtori i Agjencinë e Statistikave të Kosovës, Ylli Shala,  ka theksuar se rënia e natalitetit dhe …