Belinda Balluku: Kosova dhe Shqipëria kanë kohë që bashkëpunojnë në fushën energjetike

Belinda Balluku: Sot Tirana do të jetë skena më e madhe politike e Evropës, pasi mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor

Zëvendës-kryeministrja, Belinda Balluku, deklaroi se   sot Tirana do të jetë skena më e madhe politike e Evropës, pasi mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor me pjesëmarrjen e të gjithë liderëve. Ajo paralajmëroi për këtë rast edhe  nënshkrimin  e një sërë marrëveshjesh të rëndësishme. Tirana tashmë është kthyer në një qendër të Ballkanit Perëndimor dhe ky është një moment historik. Fakti që nga të gjitha vendet është zgjedhur Shqipëria, padyshim ne na bën krenarë, kjo tregon besueshmërinë që kemi dhënë dhe të gjithë mënyrën konstruktive sesi, kryeministri Edi Rama ka kontribuar në bashkësinë që quhet Ballkani Perëndimor. Samiti është vazhdimësia e një punë që ka nisur prej kohësh dhe  pritet që të arrihen disa marrëveshje të rëndësishme. Një takim i këtij rangu, i këtij niveli ku do të jenë të gjithë liderët evropianë do jetë një moment i rëndësishëm për të marrë vendime të rëndësishme, u shpreh Belinda Balluku.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …