Beqir Beqa: Hajrullah Gorani ishte mbrojtësi më besnik i të drejtave të punëtorëve!

Beqir Beqa: Hajrullah Gorani ishte mbrojtësi më besnik i të drejtave të punëtorëve!

Beqir Beqa
Beqir Beqa

Sa isha sudent në Prishtinë, e njoha Profesor Hajrllah Goranin, si ligjerues i lëndës së Bilancit të cilin kishe kënaqësi t’i përcjellje ligjeratat e tij. Gjithënjë vazhdonte pa pushim ligjeraën shoqërore ku shumë student e rrethonin Profesorin, për të diskutuar mbi problemet tjera sociale, shoqërore dhe kombëtare. Sa isha dalur nga burgu në vitin 1985, rrija në distancë me shikim simpatik për këte profesor jo si të tjerët. Mu drejtua : Pse më rri në distancë, eja më tha dhe po ta them dallimin mes intelektualit dhe minarës së gjamisë: “Minarës së gjamisë sa i ofrohesh duket më e madhe, ndërsa intelektualit sa i ofrohesh të paraqitet më i vogël, janë të tjerët që kur ju ofrohesh e paraqesinë madhështinë: bashkimi njerëzve të theshtë, i punëtorëve”.

E kisha harruar profesorin, më kishte ikur nga mendja, deri kur në vitet ’90 paraqitet alterantiva në Kosovë dhe në mesin e tyre u formua edhe BSPK-ja dhe kryetar i saj me entuziazëm të punëtoreve të Kosovës, u zgjodh Prof. Hajrullah Gorani. Mbështetja e punëtorëve të Kosovës ishte e natyrshëm. Te Ai gjenin mbrojtësin e vërtetë dhe të padiskutuar të interesit punëtor. Në kohën e paraqitjes së alternativës në Kosovë, prishja e të ashtuquajturit kampi socialist të lindjes, me eufori sundonte ideologjia borgjeze e ultraliberalizmit. Kapitali mbi të gjitha,- ishte fryma e kohës – punëtorët ishin aty për t’i shërbyer kapitalit, ishin sekondar, nuk kishin rëndësi. Ndaluni – thonte Profesori – punëtorët e Kosovës nuk durojnë shtypjen e sundimit serb, nuk do të ndalemi deri sa ta largojmë pushtetin serb nga Kosova, por punëtorët e Kosovës nuk durojnë nëpërkëmbjen edhe nga sunduesit e rinjë shqiptarë dhe aq më tepër nga disa drejtues të cilët cilët janë të butë me pushtuesit serb në Kosovë, deri dje bashkëpunëtorë të tyre, dhe janë të ashpër me punëtorët e Kosovës. Kërkonte veprim revolucionar, të bashkimit të të gjithë punëtorëve të Kosovës, për rrezistencë dinamike, pa frigë dhe kundërshtonte qëndrimin pasiv të alternativës së Kosovës. Teoritë e Marksit se krijues i vlerave të shtuara në shoqëri janë punëtoret prandaj edhe ata askush nuk mund t’i poshtroj. Organizoj Kongresin e parë të BSPK-së së Kosovës, e emroj Kongres, si simbolikë e shtetit të Kosovës. U ballafaqua me sulme të hapura dhe të fshehura të alternativës së Kosovës për këto qëndrime të tij të majta dhe të rrezistencës aktive e dinamike. Drejtuesit e alternativës së Kosovës, mbushën gazetat e kohës, kundër Profesor Hajrullah Goranit, si marksist, që sipas tyre, koha është duke e hequr nga historia dhe duhet ta heqim edhe Kryetarin e BSPK-së. Ndërsa policia serbe e burgosi me rastin e Kongresit të I-rë të BSPK-së.

BSPK-ja dhe Kryetari Hajrullah Garoni, u ballafaquan edhe me një vështirësi të organizimit të brendshëm që vështirësonte vitalitetin e BSPK-së. Shumë nga drejtuesit e degëve të BSPK-së ishin nga ish-nomenklatura e sindikatës së mëhershme të varura nga LKJ-ja. Ata të njohur si burokratë sindikal të LKJ-së, vetëm kishin ndërruar vendet nga sindikata e LKJ-së tek degët e BSPK-ja, prandaj si të tillë pengonin vizionin e BSPK-së dhe të Kryetarit Hajrullah Gorani. Përpjekjet dhe idetë e Profesor Hajrullah Goranit për organizimin e vertetë sindikal mendoj se paraqesin bazën e organizimt të vërtetë sindikal, të sotme dhe të ardhme. Edhe sot, shumë nga udhëheqësit e sindikatave në Kosovë që drejtuesit e tyre të  veshur me “pushtet” dhe me rroga të majme, harrojnë misionin sindikal dhe shohin tek qeveritarët e korruptuar mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

Si shumë mërgimtarë tjerë, nuk kishte mundësi mos ta mbështetja këtë njeri që në moshën e tij ishte në Krye të një organizate punëtorësh të organizuar në BSPK dhe kërkonte çlirim kombëtar por edhe drejtësi sociale, kërkonte unitet jo për të heshtur, por për të vepruar me guxim dhe organizim.

Hajrullah Gorani, erdhi në Zvicër për të krijuar takime me sindikatat zvicërane por dhe për të themeluar Degën e BSPK-së në Zvicër. Kisha kënaqësi të punoja me Profesor Hajrullah Goranin në themelimin e Degës së BSPK-së dhe në kontaktet e tij me sindikatat zvicerane. Jo vetëm kaq ai me thjeshtësinë  e tij u bë i afërt edhe me gjithë familjen dhe shoqërinë.

I orjentuar shpirtrisht me bindje çlirimtare dhe të majta, Profesor Hajrullah Gorani, e ndiente veten në shtëpinë e tij edhe tek aktivistët e LPK-së, dhe me dëshirë morri pjesë dhe foli në Mbledhjen e 3-të të Përgjithshme të Degës së LPK j.v. e cila u mbajt në Zvicër në verën e vitit 1991. Shumë aktivistë të LPK-së të kohës në Kosovë, dëshmojnë se Xhevait Haziri dhe udhëheqës të tjerë të LPK-së, kishin takime dhe këshillime të shpeshta me Hajrullah Goranin. Shtëpia e tij ishte gjithëherë e hapur për aktivistët e ilegalës.

Profesor Hajrullah Gorani, ishte intelektual i madh, punëtor shkencor, autor i dhjetëra botimeve shkencore, atdhetar  dhe aktivist sindikal. Megjithë punimet e botimet e shumta shkencore , Akadamia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës mbeti e mbyllur për Profesorin e nderuar, Hajrullah Gorani.

Lamtumirë profesor, mik dhe bashkëveprimtar!

Beqir Beqa

Korrik 2020

Kontrolloni gjithashtu

Tri vjet me arrogancë, mujshari politike, keqqeverisje, korrupsion, shpërfillje e aleatëve, thellim të ndasive e përçarjeve…

Kanë kaluar tashmë tri vjet të qeverisjes së Kosovës nga koalicioni: Vetëvendosje ne krye me …