Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Rëndësia e NVM-ve në zhvillim ekonomik, cilësohen si shtylla kurrizore e zhvillimit ekonomik të një vendi

Rëndësia e NVM-ve në zhvillim ekonomi – NVM-të  cilësohen shtylla kurrizore e zhvillimit ekonomik të një vendi. Pandemia COVID 19 ka  ndikim të paprecedent në funksionimin e këtij sektori tepër të rëndësishëm me impakt të madh në punësim në gjenerim të të ardhurave dhe në rritje ekonomike. Qeveria e Kosovës në kuadër të planit emergjent duhet që ti jep prioritet sektorit privat e në theks të veçantë bizneseve të vogla dhe të mesme si më të afektuarat në këtë pandemi. Sistemi ekonomik jo i qëndrueshëm mos atraktiviteti investiv, niveli i ulët i të ardhurave dhe ulja e të ardhurave reale të disponushme ka bërë që kërkesa agregate të këtë një rënje tepër të madhe dhe, kjo do të ndikoj në rënje të konsumit, investimeve që derivon stagnim, tkurrje të prodhimit dhe kjo do të ndikoj edhe në shok të ofertës si pasojë e masave administrative të ndërrmarrura nga qeveria por edhe si pasojë e rënjes së të ardhurave dhe konsumit. Qeveria duhet të hartoj me kujdes  plane inlkluzive në ofrimin e mjeteve të mjaftueshme si ndihmë për rimëkëmbjen e këtij sektori më rëndësi dhe të ruaj likuiditetin e tij dhe në të njejtën kohë mos të lejoj që të marrë përmasa madhore sa që do të dërgoj deri në falimentimin e këtyre bizneseve. Ajo çka duhet të  këtë parasysh qeveria dhe të gjithë akterët tjerë, është se çdo vonesë në injektim të fondeve si ndihmë financiare demton seriozisht  qytetarët, bizneset dhe ekonominë në përgjithësi.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …