Beqiroviq: Paralelja mes Kosovës e Republikës Serbe është e paqëndrueshme pasi Kosova ishte krahinë autonome, RS nuk ekzistonte

Beqiroviq: Paralelja mes Kosovës e Republikës Serbe është e paqëndrueshme pasi Kosova ishte krahinë autonome, RS nuk ekzistonte

Kryetari i  Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë për “B92”, tha se “Serbia po përballet me një periudhë të vështirë për shkak të Kosovës dhe Republikës Serbe. Kundër kësaj deklarate ka reaguar Denis Beqiroviq, delegat në Dhomën e Popujve të Bosnjë e Hercegovinës. Ai tha se paralelja mes Kosovës dhe Republikës Serbe është e paqëndrueshme pasi Kosova në ish-Jugosllavi ka qenë krahinë autonome, ndërsa Republika serbe nuk ka ekzistuar. “Përfaqësuesit e shtetit të Bosnjë dhe Hercegovinës si dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare duhet t’i dërgojnë një mesazh të qartë Vuçiqit se Kosova dhe entiteti i BeH-së RS nuk mund të futen në të njëjtën fjali. Është e papranueshme dhe e pabazë të bëhet ndonjë paralele mes Kosovës dhe Republikës serbe. Vuçiqi duhet të kujtojë përgjithmonë se Bosnja nuk do të paguajë çmimin për politikën e gabuar serbe, e cila shkeli sistematikisht të drejtat e shqiptarëve në Kosovë, si dhe kreu krime të shumta dhe dëbime masive të popullatës shqiptare”, theksoi Beqiroviqi në reagimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …