Brnabiq: Edhe pse në Veri po qëndroj në rrethana të rënda, jam shumë e lumtur që kemi arritur të ruajmë qetësinë

Brnabiq: Edhe pse në Veri po qëndroj në rrethana të rënda, jam shumë e lumtur që kemi arritur të ruajmë qetësinë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq qëndroi sot në pjesën veriore të Kosovës në  një vizitë zyrtare. Branbiç dha mesazhe paqeje nga Mitrovica e Veriut, ndërsa u prit nga përfaqësues të Listës Serbe, subjektit më të madh politik të serbëve të Kosovës si dhe nga përfaqësues të institucioneve që punojnë në sistemin e Serbisë. Edhe pse në Veri po qëndroj në rrethana të rënda, jam shumë e lumtur që pas provokimeve të fundit më 31 korrik kemi arritur të ruajmë qetësinë, interesi i Serbisë është qetësia dhe stabiliteti. Dëshiroj që nga këtu të dërgoj mesazhin për qetësi stabilitet dhe tolerancë, gjithashtu një porosi nga presidenti Aleksandar Vuçiç që gjithmonë do të jemi me popullin tonë në Kosovë,  tha Brnabiq.

Kontrolloni gjithashtu

Nazim Rahimi: Situata me pandeminë Covid-19 ka ndikuar në planifikimin e të hyrave në ARKEP

Kosova ende pa projektbuxhetin për vitin 2027, hendeku me Shqipërinë zgjerohet

Ndërsa Shqipëria planifikon buxhet prej 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, Kosova ende nuk ka …