Besa Ismaili: Kryeministri Albin Kurti tanimë ka vënë interesat e partisë së tij mbi mirëqenien e vendit që duhet të përfaqësojë

Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, ka theksuar se kryeministri Albin Kurti edhe tani ka vënë interesat e partisë së tij mbi mirëqenien e vendit që ai duhet të përfaqësojë. Sipas saj, në qasjen e tij për pushtet dhe kontroll, ai ndjekë një qasje tribaliste, duke konsideruar aleatë partitë e së majtës socialiste evropiane, ndërsa partitë e opozitës kosovare jo vetëm si kundërshtarë ideologjik por edhe si armiq të vendit. Tani që shtetin e Kosovës e ka vendosur nën masa ndëshkimore nga Bashkimi Evropian, e për ç’gjë nuk shohim asnjë përpjekje nga ana e tij për heqjen e tyre, ajo çfarë shohim nga vizita e tij në Evropë këto ditë nëpër kongrese e mexhlise të partive të majta, shpërfaqë fytyrën reale të Kurtit të përqendruar vetëm te përfitimet afatshkurtëra për partinë e tij, në vend të zgjidhjeve afatgjata për vendin. Besa  Ismaili  ka shtuar se prioriteti  i partisë mbi Kosovën për të parin e Qeverisë , dëshmon mungesën e aftësisë dhe vullnetit të tij për të adresuar sfidat komplekse me të cilat po përballet Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku: Nuk është hera e parë që qeveria tenton të kontrollojë mediat dhe gazetarët

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili është anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet …