Besa Ismaili: Vetëm PDK-ja e ka guximin për ta rikuperuar Kosovën nga dëmet e shkaktuara nga qeverisja në largim

Kandidatja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili ka vlerësuar se vetëm kjo parti e ka guximin dhe lidershipin për të rikuperuar Kosovën nga dëmet e shkaktuara nga qeverisja në largim. Ajo ka shtuar më tutje se PDK-ja do të udhëheq me vendin dhe se qytetaret do ta rikthejnë besimin te platforma e cila është e bazuar në kompetencë dhe në ekspertizë. “Partia Demokratike e Kosovës, si parti e qytetarëve të Kosovës gjithë platformën e re politike e ka ndërtuar mbi nevojat politike dhe ekonomike të qytetarëve të Kosovës dhe kështu ka ardhur me një platformë dhe ekspertizë ekonomike për të adresuar interesat dhe nevojat e mëdha të qytetarëve të Kosovës. Këtë program do ta udhëheq Bedri Hamza i cili ka kompetencën, por ka edhe vizionin se si të dilet nga kriza në të cilën është katandisur Kosova dhe qytetaret e saj” ka thënë mes tjerash, kandidatja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …