Brickos

Besimtarë të shumtë islamë falën Namazin e Fitër Bajramit në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë

Besimtarë të shumtë islamë falën Namazin e Fitër Bajramit në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë

Pas 30 ditëve agjërim dhe lutjeje besimtarët islamë kudo në botë sot  festojnë Fitër Bajramin. Një orë pas lindjes së diellit besimtarë të shumtë falën Namazin e Fitër Bajramit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, që njihet ndryshe edhe si festa e mbylljes së agjërimit. Ceremonia vazhdoi me fjalën përshëndetëse të kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, i cili në fjalën e tij tha se “Zoti i gjithësisë qoftë i kënaqur me ne dhe na e pastë pranuar agjërimin, lutjet dhe të gjitha adhurimet gjatë këtij muaji të bekuar, të cilin po e përcjellim sot”. Për besimtarët myslimanë dita nisi herët me ndarjen e lëmoshës  për të varfrit dhe më pas me grumbullimin në shesh.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …