Brickos

Besnik Berisha

Besnik Berisha: Blakaj ka vendosur të largohet nga Prokuroria, për një të ardhme më të mirë në Amerikë

Avokati dhe këshilltari i ish-kryeministrit Isa Mustafa, Besnik Berisha, ka shprehur dyshime se shkak i dorëheqjes së prokurorit të Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj, të kenë qenë kërcënimet, që mund t’i jenë bërë atij. Berisha, nuk beson aspak se shkaku i dorëheqjes së Blakajt është ndonjëri nga kërcënimet që po përmenden në media, e as shkaku i ngritjes së aktakuzës së profilit të lartë, e cila duket që s’e paska pa dritën akoma”. “Besoj se z. Blakaj ka vendosur të largohet nga Prokuroria, rrjedhimisht nga Kosova, për një të ardhme më të mirë për veten dhe familjen e tij, njëjtë siç kanë vepruar edhe shume zyrtarë policorë ndër vite, jo nga frika për sigurinë e tyre, por nga pasiguria për të ardhmen e tyre”, ka thënë Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …