Besnik Tahiri: Baca Adem me zërin kumbues zgjoi kombin kundër robërimit me mendje mprehtësi

Besnik Tahiri: Baca Adem me zërin kumbues e zgjoi kombin kundër robërimit me mendje mprehtësi

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka përkujtuar veprimtarin Adem Demaçi në trevjetorin e vdekjes. Tahiri ka theksuar se Adem Demaçi me zërin kumbues zgjoi kombin kundër robërimit. “Tri vite kur kolosi i kombit, Adem Demaçi, i takon përjetësisë. Baca Adem me zërin kumbues zgjoi kombin kundër robërimit, me mendje mprehtësi u bë kambana e rezistencës, me sakrificën udhërrëfyes i shtegtarëve të lirisë. Shumë kombe e popuj jetojnë me ëndrrën t’i kenë prijësit si Baca, neve na mbetet ta ndjekim idealin, jetën dhe veprën e kishte lartësim për popullin dhe atdheun”, ka shkruar Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …