Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: Fituesit e zgjedhjeve po veprojnë shkëputur e ndaras, në vend të koordinimit e bashkëpunimit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se fituesit e zgjedhjeve të 14 shkurtit janë duke vepruar ndaras për në vend të bashkëpunimit me të tjerët. “Sot, bëra betimin e deputetit në legjislaturën e tetë, të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Besimin e marrë, do ta kthej në punë e përkushtim në shërbim të qytetarëve dhe vendit. Është me interes, që ta ruajmë e konsolidojmë demokracinë, duke ballafaquar shumicën me ide, kritikë, por edhe me kontribut për vendin”. “E kundërta, po ndodh me fituesit e zgjedhjeve, e cila ka zgjedhur të veprojë shkëputur e ndaras, në vend të koordinimit e bashkëpunimit, duket se ka zgjedhur përjashtimin. E pranojmë fituesin, por jo logjikën e dominimit. E kemi të pamundur dhe refuzojmë, që të bëhemi pjesë e një kulture politike arbitrare”, ka thënë Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani mbështet nismën e IKD-së për mbrojtjen e parasë publike gjatë fushatave zgjedhore

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, i ka dalë në mbështetje nismës …