Besnik Tahiri, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor

Kryetari  i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor. Ai ka thënë se eksperimentimi me politikat e arsimit shkakton kaos. Urime viti i ri shkollor për nxënësit dhe mësimdhënësit, veçanërisht për ata që nisin hapat e parë drejt dijes. Ky vit, si dhe viti i kaluar, ka treguar se eksperimentimi me politikat e arsimit shkakton kaos dhe nuk i shërben arsimit dhe fëmijëve”, ka thënë Tahiri. Është e rëndësishme që çdo nxënës  të ketë qasje të barabartë në tekstet shkollore, pa përjashtime apo diskriminime. Ndërkohë, mbetem i shqetësuar që kjo qeveri u ka krijuar mundësi që mjetet e dedikuara për libra, mund të përdoren për qëllime tjera, derisa fëmijët të dërgohen në shkollë me libra të vjetra. Kjo s’duhet të ndodhë, ka nënvizuar, Besnik Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …