Betim Gjoshi: Vjosa Osmani përmes orvatjeve në Kushtetuese, po tentojnë t’ia vjedh PDK-së përfaqësimin në KQZ

Betim Gjoshi: Vjosa Osmani përmes orvatjeve në Kushtetuese, po pretendon t’ia vjedh PDK-së përfaqësimin në KQZ

Sekretari elektoral i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi në një konferencë për media ka kritikuar kryetaren Vjosa Osmani për mosemërimin e dy përfaqësuesve të partive politike në KQZ, e cila e ka dërguar çështjen në Gjykatë Kushtetuese për interpretim. Gjoshi ka theksuar se PDK i është përgjigjur ftesës së Osmanit për të nominuar përfaqësuesit për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke u mbështetur në të drejtën që i jep Kushtetuta e vendit për të emëruar dy përfaqësues në KQZ si grupi i dytë më i madh parlamentar. Sipas Gjoshit, Kryetarja e shtetit dhe kryeministri Kurti, përmes orvatjeve në Gjykatën Kushtetuese, po tentojnë t’ia vjedhin PDK-së përfaqësimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që ia ka dhënë Kushtetuta, për t’i bërë vend në KQZ anëtarit të tretë të Vetëvendosjes, që në këtë rast është bashkëpartiakja e Osmanit,  Gresa Bytyqi Kelmendi, e cila ka garuar në zgjedhjet e 14 shkurtit me numrin 80 nga “Lista Guxo.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …