Dick Marty

BIA reagon kundër pretendimeve të Dik Martit për ndjekjen dhe kërcënimin me jetë nga serbët

Agjencia serbe e Informacionit të Sigurisë i dërgoi sot një letër Shërbimit Informativ Federal të Zvicrës, në të cilën dënon dhe mohon ashpër, ato të thuhen  në një deklaratë të dërguar për Tanjugun lidhur me  “pretendimet dashakeqe për përfshirjen e shërbimeve të sigurisë serbe në planifikimin e vrasjes së dikujt”. Bëhet e ditur se BIA ka reaguar ndaj, siç i kanë cilësuar, gjoja kërcënimeve me vdekje ndaj ish-raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, i cili ishte angazhuar në hetimin e krimeve të supozuara lufte të UÇK-së. Ish-raportuesi për Këshillin e Evropës, Marty, ditë më parë ka deklaruar se jeta e tij po kërcënohet nga qarqe të caktuara të shërbimeve sekrete serbe. “Në këto kohë të vështira, pretendime të tilla i shkaktojnë padrejtësisht dëme të pallogaritshme Serbisë dhe reputacionit të BIA-s dhe anëtarëve të saj, të cilët janë të përkushtuar dhe profesionistë në kryerjen e detyrave të tyre të punës ekskluzivisht në përputhje me ligjin, thuhet në reagimin zyrtar të Agjencisë  serbe të  Informacionit të Sigurisë.

Kontrolloni gjithashtu

Nën patronatin e kryeministrit Haradinaj sot bëhet rivarrimi i heroit, Ilir Konushevci dhe dëshmorit, Hazir Malaj

Më 9 maj të vitit 1998, kanë rënë Komandanti i Logjistikës së UÇK-së, Ilir Konushevci dhe mjeku i luftës, Hazir Mala

Më 9 maj të vitit 1998, në një pritë të organizuar nga trafikantët e armëve, …