Biblioteka nder komunale ,,Dëshmorët e Lirisë”, në Deçan pajiset me 294 ekzemplarë librash dhe 145 tituj

Biblioteka e Deçanit është institucion kulturor, që ofron  qasje në materialin bibliotekarë për të gjithë përdoruesit e qytetit të Deçanit dhe të rrethinës. Biblioteka e qytetit të Deçanit “Dëshmorët e Lirisë” është e pajisur me pajisje teknike dhe teknologjike të trendëve bashkëkohore për bibliotekari dhe mirëpret vizitorë të shumtë. Brenda objektit të bibliotekës është salla e leximit për përdoruesit, gjithashtu ka tavolina dhe ulëse për lexuesit. Personeli i Bibliotekës ju ndihmon me dëshirë në rast pyetjesh që kanë të bëjnë me shfrytëzimin e librave,  informon e ndihmon lexuesit  në përdorimin e   gjetjes së materialeve të nevojshme. Biblioteka posedon 18,700 libra,  Në Bibliotekën nder komunalë mund të gjeni libra nga fusha e Letërsisë, Gjuhësisë dhe Mjekësisë. Biblioteka ,,Dëshmorët e Lirisë ‘’ në Deçan këtë vit ka përfituar nga MKRS-ja një donacion në vlerë prej 1500 €  ku ka pasuruar Bibliotekën më tituj të ri të autorëve të huaj dhe libra shkollor me gjithsej 294 libra dhe 145 tituj, tregon Udhëheqësja e Bibliotekës Hyri Dobraj. Përgjegjësja e bibliotekës ka thënë se ky donacion është më se i mirëseardhur pasi është bërë një freskim i fondit me tituj të ri. Po ashtu edhe nëndega e bibliotekës në SHFMU ,,Isa Boletini” në Isniq këtë vit ka qenë  përfituese nga MKRS-ja. Sipas personelit të bibliotekës, gjatë vitit anëtarësohen një numër i konsiderueshëm i lexuesve për të shfrytëzuar këtë bibliotekë, ndërsa anëtarësimi vjetor është falas. Moshat që e frekuentojnë bibliotekën janë nxënës të klasave: I -V,  shkollave të mesme, kryesisht  të moshës gjashtëmbëdhjetë  vjeçar. Biblioteka nderkomunale ,,Dëshmorët e Lirisë” është institucion kulturor, që ofron qasje në materialin bibliotekarë për të gjithë përdoruesit e qytetit të dhe të rrethinës. Biblioteka është e hapur çdo ditë nga e Hëna në të Premte, ora 08-16.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …