Brickos

BIK formon komision hetues për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqet që çuan në prishjen e mishit të kurbanit

BIK formon komision hetues për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqet që çuan në prishjen e mishit të kurbanit

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se Kryesia e saj ka mbajtur sot një mbledhje të jashtëzakonshme për të shqyrtuar gjendjen pas prishjes së mishit të kurbanit. Kryesia ka marrë vendim që të formojë një komision hetues që do të zbardh rrethanat dhe shkaqet që çuan në prishjen e mishit. “Kryesia e BIK pasi dëgjoi raportin e Komisionit të Kurbanit për ecurinë e aksionit të therjes së kurbaneve gjatë ditëve të Kurban Bajramit, pastaj për hapat që kanë marrë pas shfaqjes së dyshimit për cilësinë e mishit, mori vendim që të formojë një komision hetues, i cili do të zbardh rrethanat dhe shkaqet që çuan në prishjen e mishit”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.Ky komision do të ketë afat një muaj që të përgatit raportin e tij lidhur me këtë çështje.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në qendër të Prishtinës, me rastin e 1 Majit, kanë protestuar qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit

Sot në Prishtinë, qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit kanë marshuar nga Biblioteka Kombëtare, tek …