Bill Clinton: Serbët radikalë po e radikalizojnë përparimin e rajonit në Ballkanin Perëndimor

Bill Clinton: Serbët radikalë po e radikalizojnë përparimin e rajonit në Ballkanin Perëndimor

Gazeta  prestigjioze ndërkombëtare “Financial Times”, i ka kushtuar një artikull situatës së tensionuar në veri të Kosovës. Pjesë e këtij teksti ishte edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, i cili siç citon gazeta tha “se serbët radikalë po e radikalizojnë përparimin e rajonit në Ballkanin Perëndimor”. Klinton u shpreh se kjo nuk i shërben demokracisë në rajon. “Është keq për demokracinë afatshkurtër dhe jetën e përditshme të njerëzve të vërtetë atje”, ka thënë Klinton. “Dhe po i mban vendet jo vetëm në një ngërç, por i fton të gjithë të zhgënjehen gjithnjë e më shumë dhe të bëjnë gjëra vetëshkatërruese”, ka vijuar ai. Kujtojmë se, gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Clinton kishte thënë se serbët e veriut të Kosovës kanë gabuar duke mos marrë pjesë në zgjedhje komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …