Bill Gates, kthimin në normalitet e sheh deri në fund të vitit 2021-ës nëse vaksina kundër virusit korona funksionon

Bill Gates, kthimin në normalitet e sheh deri në fund të vitit 2021-ës nëse vaksina kundër virusit korona funksionon

Vendet e pasura mund të kthehen në normalitet deri në fund të vitit 2021-ës nëse vaksina anti-COVID-19 funksionon, tha të martën themeluesi i Microsoft, Bill Gates. Vaksinat e zhvilluara nga Pfizer, BioNTech dhe AstraZeneca, Universiteti i Oksfordit janë dy nga kandidatët kryesorë në garën për dozën e parë që ta marrin miratimin rregullator në Perëndim për të parandaluar COVID-19. Gates shtoi se në Shtetet e Bashkuara njerëzit duhet të mendojnë për mënyra që të reduktohet hezitimi që të merret vaksina COVID-19 sapo të është gati.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …