Binali Yildirim

Binali Yildirim: Rezervat nëntokësore në Detin e Zi janë të mjaftueshme për kërkesat globale të gazit natyror për 45 vitet e ardhshme

Rezervat nëntokësore  në Detin e Zi janë të mjaftueshme për të mbuluar kërkesën globale të gazit natyror për 45 vitet e ardhshme, deklaroi zëvendëskryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet të Turqisë dhe ish-kryeministri turk, Binali Jildirim. “Rezervat e gazit natyror të Detit të Zi tani vlerësohen në 540 miliardë metra kub. Është fat i madh. Deti i Zi është në gjendje të mbulojë nevojat botërore të gazit për 45 viteve të ardhshme”, është shprehur Yildirim për mediat vendase. Ankaraja i ka maksimalisht në vëmendje rezervat e gazit dhe thotë se fusha e Sakaryasë pranë Detit të Zi, ishte një prej zbulimeve më të mëdha në këtë drejtim. Ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Donmez njoftoi se Turqia planifikon të fillojë prodhimin e gazit në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm. Autoritetet turke po shpresojnë që prodhimi fillestar i gazit të mbërrijë në 10 milionë metër kub në ditëm por brenda tre apo katër vitesh të shkojë në 40 milionë. Verën e 2020-tës, kërkimet për gaz të palës turke ne Mesdheun lindor që Athina e konsideron si “zonë ekskluzive ekonomike” të Greqisë, shkaktuan tensione të forta mes dy vendeve të cilat ngjallën deri edhe frikën e një konflikti ushtarak. Në vitin 2021, kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan deklaroi edhe një herë se kërkimet për naftë në këtë zonë do të vazhdojnë, në pjesën turke të rajonit të  Detit të Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Asociacioni duhet të jetë në përputhje me ligjshmërinë dhe në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve serbë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe me …