leoni

Binjakëzohet komuna e Mitrovicës dhe komuna e Beshiktashit

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur sot në një takim përfaqësuesin e komunës së Beshiktashit, Skender Janova, i cili ishte i shoqëruar me bashkëpunëtorët e tij nga Mitrovica dhe Vushtrria me  ç’rast u  bisedua për binjakëzimin në mes të komunës së Mitrovicës dhe Komunës së Beshiktashit nga Turqia.

Përfaqësuesi nga Beshiktashi, Janova e njoftoj të parin e komunës së Mitrovicës për vendosjen e tendës, e cila do të shërbejë për muajin e shenjtë të ramazanit, vend në të cilin qytetarët e Mitrovicës, duke përfshirë të pastrehët, do të ushqehen me iftar gjatë këtij muaji të shenjtë.

Kjo nuk është hera e parë që komuna e  Turqisë i ndihmon komunës së Mitrovicës, pasi që për vite me radhë gjatë muajit të Ramazanit komuna e Inegylit kishte organizuar iftare në tendën e vendosur pranë xhamisë “Isa Begu”, ku në baza ditore ishin shtruar nga 300 iftare.

Ndërsa, këtë vit do të vendoset në të njëjtin vend tenda, ku do të shtrohen nga rreth 700 iftare. Kryetari Bahtiri në emër të qytetarëve të Mitrovicës, ka falënderuar përfaqësuesin e komunës së Beshiktashit, Skender Janovën dhe bashkëpunëtorët e tij, për mbështetjen e dhënë nga komuna e tyre dhe që të dy palët ishin të pajtimit që bashkëpunimi në mes dy komunave të zgjerohet dhe më shumë në fusha tjera me interes të qytetarëve të të dyja komunave.

Gjatë këtij takimi po ashtu u  bisedua për mundësin  që ekipi i parë  i Beshiktashit të vijë në Kosovë, gjegjësisht në Mitrovicës, për ta zhvilluar një ndeshje miqësore futbolli.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi uron besimtarët Islam me rastin e Kurban Bajramit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, përmes rrjetit social facebook i ka uruar të …