Blerim Kuçi: Gabimin më të madh në historinë e pasluftës që e kemi bërë është votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Blerim Kuçi: Gabimin më të madh në historinë e pasluftës që e kemi bërë është votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Ministri i Ekonomisë dhe i Ambientit, Blerim Kuçi, ka thënë se votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale është gabimi më i madh në historinë e pasluftës së Kosovës. Ai ka shtuar se AAK-ja do të ishte pro shfuqizimit të këtij ligji çdo herë, porse shton se lidhur me këtë është hyrë në procedurë të pakthyeshme. “AAK mendon që përveç tjerash çka do të humbim. Në këtë ambient politik duhet të shikohet çfarëdo iniciativë që merret në këtë aspekt. Çfarëdo që është qëndrimi i AAK-së është edhe qëndrimi im personal. Gabimin më të madh në historinë e pasluftës e kemi bërë kur e kemi votuar këtë ligj”, ka thënë Kuçi. Ai ka thënë se nuk duhet të përzihen shërbimi i një ish-ushtari në luftë dhe veprimet e tij pasluftës.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar kundër deklaratës së ministres, Donika Shvarc

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar në deklaratën e ministres së  Jashtme, Donika Shvarc, …