leoni

Blerta Deliu Kodra

Blerta Deliu: Afera Zdravo, nuk është  vetëm për simpati në mes të Listës Serbe e Albin Kurtit, por ka implikime në shtetin tonë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se emërimi i Radoica Radomiroviqit drejtor në Komunën e Leposaviqit, e cenon karakterin e shtetit dhe institucioneve publike të Kosovës. Ajo saktësoi  se ky emërim i të birit të Nikolla Radomiroviq, ushtar i ushtrisë serbe deri vonë, në Rashkë, dëshmon se tashmë, Afera Zdravo,  nuk është thjeshtë një aferë e simpatisë në mes të Listës Serbe dhe Albin Kurtit. Dje, Lulzim Hetemi, kryetari i Leposaviçit nga Vetëvendosje, e ka emëruar drejtor të birin e Radoica Radomiroviqit, Nikolla Radomiroviq, ushtar i ushtrisë serbe deri vonë në Rashkë. Siç po e shihni, tashmë, Afera Zdravo, nuk është thjeshtë një aferë e simpatisë në mes të Listës Serbe dhe Albin Kurtit, por është aferë që ka implikime direkte në shoqërinë dhe në shtetin tonë, e mbi të gjitha në vetë karakterin e shtetit tonë. Para disa ditësh, në media doli një intervistë e ish-deputetit të Listës Serbe Slavko Simiq, i cili, në përgjigje ndaj “kinse padisë” nga ana e Mimoza Kusarit për përgjimet e Aferës Zdravo, i nxori edhe disa pretendime jashtëzakonisht shqetësuese, për të cilat, konsiderojmë se duhet të jenë të shqetësuar të gjithë qytetarët e Kosovës. U pa qartë se nga takimet e rregullta e të njëpasnjëshme të Kusarit me Simiqin, Qeveria Zdravo, ka zgjedhur njerëz nëpër institucione publike me bekimin e kriminelit Radojçiq.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …