Brickos

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri Kurti, foli për rastet e vrasjeve, të cilat u shtuan ditëve të fundit në vendin tonë

Kryeministri,  Albin Kurti, në fillim të mbledhjes së sotme të Qeverisë foli për rastet e vrasjeve, të cilat u shtuan ditëve të  fundit. Ai ia hodhi fajin sistemit të Drejtësisë  duke thënë se si pasojë e mosveprimit persona të shumtë me precedentë penal po lëvizin lirshëm. Janë të shumta rastet kur si pasojë e mosveprimit të sistemit të drejtësisë, persona të ndryshëm me precedent të shumtë penal lëvizin lirshëm qoftë të liruar nga organet apo të pa ndjekur fare penalisht që rrezikojnë dhe marrin jetë të qytetarëve tanë. Edhe raportet të ndryshme kredibile vendore e ndërkombëtare konstatojnë se drejtësia jonë vazhdon të jetë jo efikase dhe e ngadaltë dhe të përshkruhet me fenomenin me raste të shumta në rigjykim dh e vendimeve jo të duhura ndëshkimore. Kryeministri  Kurti e përmendi lirimin e Naser Pajazitajt, të akuzuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitajt. Nuk mungojnë rastet më ekstreme tashmë të njohura nga publiku kur dënimet me burg të përjetshëm, të shqiptuar në shkallë të parë, instanca e fundit kishte liruar tërësisht nga akuza të pandehurin në një proces maratonik gjyqësor të gjykuar e rigjykuar”, tha kryeministri, Albin Kurti.

 

Kontrolloni gjithashtu

Nën patronatin e kryeministrit Haradinaj sot bëhet rivarrimi i heroit, Ilir Konushevci dhe dëshmorit, Hazir Malaj

Më 9 maj të vitit 1998, kanë rënë Komandanti i Logjistikës së UÇK-së, Ilir Konushevci dhe mjeku i luftës, Hazir Mala

Më 9 maj të vitit 1998, në një pritë të organizuar nga trafikantët e armëve, …