Blerta Deliu-Kodra: Ka shtatë muaj që Qeveria Kurti ka qenë e zënë me punësime, të dajallarëve, hallave e tezeve

Blerta Deliu-Kodra: Ka shtatë muaj që Qeveria Kurti ka qenë e zënë me punësime, të dajallarëve, hallave e tezeve

Deputetja e PDK-së,  Blerta Deliu-Kodra, e ka lëshuar mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane. Fillimisht ajo iu ka drejtuar zëvendës-kryeministrit, Besnik Bislimi me akuza kundër qeverisë për shkarkime bordesh dhe emërime familjare. Në përgjigje, Bislimi  ka thënë se  politizimi nuk është bërë në mënyrë ekzogjene,  nga struktura jashtë institucionit, por është bërë nga institucionet brenda dhe nga subjektet që e kanë drejtuar. Deputetja, Blerta Deliu ka shtuar me këtë rast  se krejt çka është parë në qeverisjen “Kurti” në këta shtatë muaj ka qenë politizimi në punësime, me dajë, halla dhe teze. Kundër kësaj deklarate ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes,  Driton Hyseni, i cili ka kërkuar që në këtë mbledhje fokusi të jetë vetëm për Raportin e Progresit. Mirëpo zëvendës-kryeministrit, Bislimi në mënyrë cinike ka kërkuar nga deputetja, Blerta Deliu-Kodra “t ia japë kësaj qeverie kompetencën për t’i korrigjuar gabimet që janë bërë në të kaluarën”. Përgjigjja e ka nervozuar deputeten Blerta Deliu-Kodra, e cila është ngritur nga tavolina duke e lëshuar mbledhjen. Raportin i Progresit nuk u miratua në mungesë të kuorumit.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’ju mungoj mendja e tij depërtuese

Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka …