leoni

Me propozim të prokurorit, është mbyllur për publikun gjykimi në rastin, “Syri i Popullit”, ku është diskutuar për dëshmitarët anonimë

Me propozim të prokurorit, është mbyllur për publikun gjykimi në rastin, “Syri i Popullit”, ku është diskutuar për dëshmitarët anonimë

Me propozim të prokurorit,  Burim Çerkini, sot është mbyllur për publikun gjykimi në rastin, “Syri i Popullit”, për pjesën ku do të diskutohet për dëshmitarët anonim. Propozimi i prokurorit është përcjellë me polemika, ku ndër të tjera i akuzuari, Sadri Ramabaja i ka thënë Prokurorit se është pjesë e krimit, por më pas e është penduar dhe ka tërhequr këtë deklaratën. Në këtë rast, Avni Llumnica akuzohet për tentim vrasje të Azem Vllasit në bashkëkryerje me tani të ndjerin, Murat jashari, ndërsa Sadri Ramabaja akuzohet se kishte ndihmuar të akuzuarit në kryerjen e veprës penale të vrasjes në tentativë, raporton “Betimi për Drejtësi”. Në fillim të seancës, prokurori, Burim Cerkini ka thënë se para se të fillojë seanca ka një propozim, që seanca të mbyllej për publikun, duke marrë për bazë faktin se  kjo çështje penale është bërë mjaft publike dhe mediatike  dhe për shkak se në këtë çështje penale do të dëgjohen dëshmitarët anonim a2 dhe a3 për shkak  ruajtjes së asaj që nuk mund të dëgjohet dhe duhet të mbyllet për publikun dhe për median”, ka thënë prokurori, Burim Çarkini.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …