leoni

Blerta Deliu-Kodra: PDK nuk do të marrë pjesë në votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

Blerta Deliu-Kodra: PDK nuk do të marrë pjesë në seancën plenare ku do të votohen marrëveshjeve ndërkombëtare

PDK nuk do të marrë pjesë në seancën plenare ku në rend dite është votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare. Këtë e ka bërë të ditur deputetja Blerta Deliu-Kodra, e cila në një konferencë për media ka kritikuar partinë në pushtet për rishikimin e buxhetit të cilin e miratoi kuvendi sot. Sipas saj, rishikimi i buxhetit nuk i adreson interesat dhe shqetësimet e qytetarëve. Deputetja e PDK-së ka thënë që si rezultat i shqetësimeve që kanë ngritur sa i përket rishikimit të buxhetit, kjo parti nuk merr pjesë në seancën e sotme plenare. Lidhur me rishikimin e buxhetit, Deliu-Kodra tha se i njëjti nuk i adreson as pikat që vet qeveria i ka paraparë në programin e saj. Sipas saj, nuk ka një plan të qartë për mbështetje të qytetarëve për rimëkëmbje ekonomike. Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 69 vota për kanë miratuar projektligjin mbi ndarjet buxhetore, për buxhetin e Kosovës për vitin 2021.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor: Një përpjekje serioze për të gjetur zgjidhje lidhur me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, është në procesin e përgatitjes së një draft-dokumenti për dialogun …