KEK
Fillimi / Lajmet / Blerta Deliu-Kodra: Pushtet i ri udhëhequr nga Vetëvendosje po mendon që gjithçka në Kosovë fillon me ta
Blerta Deliu-Kodra: Pushtet i ri udhëhequr nga Kurti po mendon që gjithçka në Kosovë fillon me ta

Blerta Deliu-Kodra: Pushtet i ri udhëhequr nga Vetëvendosje po mendon që gjithçka në Kosovë fillon me ta

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra ka mbajtur sot konferencë për media ku ka kritikuar qasjen e Qeverisë Kurti dhe presidentes për të mohuar historinë më të re të Kosovës, trashëgiminë politike dhe vlerat kombëtare. Deliu – Kodra ka theksuar se ky pushtet i ri udhëhequr nga Vetëvendosje, i cili po mendon që gjithçka në Kosovë fillon me ta, ka hequr dorë nga politika e jashtme e Kosovës, e ka suspenduar atë, duke e shndërruar në politikë të brendshme dhe në mekanizëm të thashethemeve. Ajo duke thënë se fjalimi i djeshëm i Gërvallës shënoi një ditë turpi për Kosovën, që fatkeqësisht u orkestrua nga Qeveria e saj në Prishtinë, e cila  ka theksuar se çdo e arritur e Kosovës në politikën e jashtme është meritë e miqve ndërkombëtarë  në krye me  Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fjalimi i plotë i Blerta Deliu-Kodrës  në konferencën për medie:

 

Të nderuar përfaqësues të mediave,

 

Faleminderit që keni ardhur në këtë konferencë për media,

Fillimisht, më lejoni që të gjithë qytetarëve të besimit Islam të ua uroj muajin e shenjtë të Ramazanit. Agjërim të lehtë të pranueshëm.

Të dashur qytetarë,

 

Ditëve të fundit, si asnjëherë më parë, kemi parë një tendencë të hapur të pushtetit, nga presidentja, kryeministri e ministrat, për të mohuar historinë më të re të Kosovës, trashëgiminë politike, luftën çlirimtare dhe vlerat tona kombëtare.

Sot, për presidente kemi një figurë e cila jo vetëm që nuk është unifikuese, por as nuk e njeh UÇK-në, sakrificën e ushtarëve dhe luftën e popullit për liri dhe pavarësi. Znj. Osmani fton të gjithë presidentët e Kosovës në një takim por nuk e përmend emrin e presidentit Hashim Thaçi as për kurtoazi.

Të nderuara media,

 

Sot, ne e kemi një kryediplomate si Donika Gërvalla-Schwarz , e cila për keqardhje, dje ishte në një linjë me përfaqësuesin rus dhe serb, kur foli për Kosovën e pushtuar nga krimi dhe korruopsioni.

E kemi një kryeministër që dikur iu dërgonte letra përfaqësuesve ndërkombëtar kundër elitës politike në Kosovë dhe kërkonte arrestimin dhe dënimin e tyre.

Presidentja, Kryeministri e ministrja e jashtme kanë harruar se tashmë përfaqësojnë shtetin e Kosovës, qytetarët e saj dhe jo partitë e tyre politike sepse të pranohet nga goja e tyre që ky vend është i zhytur në krim e korrupsion – atëherë shtrohet pyetja: SI DO TË VIJNË NJOHJET E REJA? SI DO TË ANËTARËSOHEMI NË ORGANIZATA NDËRKOMBËTARE APO SI MUND TË VIJNË INVESTIME TË HUAJA NË KOSOVË?

Të dashur qytetarë,

 

Ky pushtet i ri udhëhequr nga Vetëvendosje, fatkeqësisht po mendon që gjithçka në Kosovë fillon me ta.

Ka hequr dorë nga politika e jashtme e Kosovës, e ka suspenduar atë, duke e shndërruar në politikë të brendshme dhe në mekanizëm të thashethemeve.

Ky pushtet është larguar nga politika e jashtme e koordinuar me miqtë tonë perëndimor dhe është përafruar me narracionin e Rusisë dhe Serbisë.

Imazhi që këta qeveritarë, këta mohues të shtetit tonë janë duke portretizuar nëpër botë për vendin, është një Kosovë pa histori, pa shpalljen e pavarësisë, pa Kosovën e njohur nga 117 shtete, pa Kosovën e anëtarësuar në mbi 60 organizata ndërkombëtare, pa UÇK, pa luftën tonë çlrimtare, pa sakrifica, pa suksese dhe pa vlera shtetërore.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, e verbuar nga inatet politike nuk tha asnjë fjalë për njohjen e Kosovës nga Izraeli. Këshilli i Sigurimit është terren për afirmim të shtetësisë së Kosovës dhe jo përkrahje të naracionit rus dhe serb per Kosoven.

Pa ia kërkuar askush, Donika Gërvalla-Schwarz  foli zi e terr në sytë e botës së si Kosova është e pushtuar nga krimi dhe korrupsioni!

Në vend të dëgjojmë kërkesën për mbylljen e misionit të UNMIK-ut, që Kosova me anglezët dhe amerikanët ka shumë vite që punon intensivisht, qeveria e re ka vendosur që të vrapoj pas rezolutës 1244, duke harruar misionin e shtetësisë së Kosovës.

Në vend të kundërshtohet rritja e buxhetit të UNMIK-ut dhe prezencës së tyre në disa sektorë kritikë të Kosovës, qeveria e re ngrit komunikimin me UNMIK-un.

Në vend të dëgjojmë për rolin destruktiv të Serbisë në zgjedhjet në Kosovë, manipulimet e votave të pakicave, qeveria e re ka vendosur të amnistoj Beogradin në arenen ndërkombëtare.

Në vend se të dëgjojmë për gjuhen fyese e Vulinit ndaj shqiptarëve, qeveria e re ka vendosur që të paraqes Kosovën ashtu siç do Vulini dhe të tjerët në Beograd.

Në vend se të dëgjojmë për diskriminimin dhe përndjekjen e vazhdueshme ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës, ministrja e re zgjedh të mos e thotë as edhe një fjalë të vetme.

Në vend që Ministrja e Jashtme të kundërshtoj përfshirjen e raportit të Gjykatës Speciale në raportin e UNMIK-ut, kjo qeveri ka zgjedhur heshtjen, që i bjen – MIRATIMIN. Një gjykatë e themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës i raporton një Institucioni që nuk njeh Kosovën si shtet. Ministrja Jonë ka zgjedhur heshtjen.

Nëse Përfaqesuesi Britanik në OKB thotë që Kosova ka bërë progres të paparë në këto 20 vite, pse një fjale të tille s’mund të thotë edhe Ministrja e Jashtme e Kosovës?!

Nëse përfaqësuesi amerikan kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut dhe uron Kosovën për njohjen nga Izraeli, pse një fjalë të tillë s’mund të thotë Ministrja e Jashtme e Kosovës. Dje ndodhi një shkëputje nga politika e jashtme e harmonizuar me perëndimin dhe pranim i naracionit rus dhe serb në politikën e jashtme të Kosovës. Kjo qasje është e dëmshme.

Të dashur media,

Të dashur qytetarë,

 

Dje ishte një ditë turpi për Kosovën që, fatkeqësisht, u orkestrua, po vazhdon dhe u realizua nga ata që do të duhej ta mbronin e të punonin për të – Qeveria e saj në Prishtinë.

Partia Demokratike e Kosovës as që ka pritur se do të jenë ndryshe sepse ata udhëhiqen nga inati, zemërngushtësia dhe mohimi i çfarëdo të arritur të Kosovës, e cila në rend të parë është meritë e qytetarëve të Kosovës. Çdo e arritur e Kosovës në politikën e jashtme eështë meritë e miqve ndërkombëtarë me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nëse ata përpiqen t’i mohojnë të arriturat e PDK-së në shtetndërtimin e Kosovës, të paktën të mos sillen naiv duke mohuar meritat e qytetarëve, miqve ndërkombëtarë dhe përqafojnë pa vetëdije narracionin serb dhe rus në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: Zonja, Donika Shvarc duhej të shkonte në Prokurori për akuzat kundër meje, nëse ka diçka të vërtetë

Ish-deputeti e kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, para rreth tre muajve, iu kishte ...