leoni

ZRRE-ja

Bordi i Drejtorëve të ZRRE-së, takohet sot në orën 11:00, për të shqyrtuar 6 pika në rend të ditës

Bordi i Drejtorëve të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, ka njoftuar se do të takohet sot në orën  11:00, ku në rend dite janë 6 pika për shqyrtim. Në mesin e tyre janë edhe “Shqyrtimi i Propozimit të Tarifave për OST/OT (KOSTT) për vitin relevant tarifor 2022”, “Shqyrtimi i Propozimit të Tarifave për OSSH (KEDS) për vitin relevant tarifor 2022” si dhe “Shqyrtimi i Propozimit të Tarifave për Furnizuesin me Shërbim Universal (KESCO) për vitin relevant tarifor 2022”. Ndërkaq, skreu i këtij bordi, Ymer Fejzullahu, në një konferencë për media ka thënë se shtrenjtim të tarifave do të ketë, mirëpo nuk ka treguar se sa do të jetë ajo rritje.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …