Brickos

Salih Mustafa

Nëse Salih Mustafa shpallet fajtor, viktimat nuk mund të iu drejtohen për zhdëmtim gjykatave të Kosovës

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale  në rastin kundër  Salih Mustafës në Hagë ka marrë një vendim me të cilin theksohet se nëse ai shpallet fajtor viktimat nuk do të drejtohen për zhdëmtim në gjykatat e Kosovës. Trupi gjykues ka vlerësuar se gjykatat vendore në Kosovë nuk japin një qasje realiste lidhur me viktimat e krimeve për të cilat ngrihen akuzat në këtë çështje gjyqësore, sa i takon kërkesave  për zhdëmtim. Në njoftimin e publikuar nga Gjykata Speciale në Hagë ndër të tjera thuhet se trupi gjykues i ka drejtuar pyetje Ministrisë së Drejtësisë lidhur me këtë çështje gjyqësore. Në Vendimin e lëshuar më datën 4 shkurt 2022, Trupi Gjykues në çështjen Mustafa, pasi mori tre raportet e ekspertëve, doli në përfundimin se gjykatat vendore në Kosovë nuk japin një qasje realiste lidhur me viktimat e krimeve për të cilat ngrihen akuzat në këtë çështje gjyqësore, sa i takon pretendimeve për zhdëmtim. Gjithashtu, kërkohet nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës që brenda datës 16 mars 2022 t’i paraqesë Trupit Gjykues përgjigjet lidhur me disa pyetje për këtë çështje gjyqësore. Hollësi të mëtejshme në lidhje me këtë mund të gjenden në vendimin përkatës”, thuhet në vendim. Aktakuza ndaj Salih Mustafës, i cili është i arrestuari i parë nga Specialja, është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte. Ai po qëndron në qendrën e paraburgimit në Hagë ndërsa në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Gjuha e flamuri për të cilat dhenë e lanë me gjak. Mic Sokoli, Hasan Prishtina e Isa Boletini sot lirshëm përdoren në tokat dardane

Ali Ahmeti: Gjuha e flamuri për të cilat dhenë e lanë me gjak, Mic Sokoli, Hasan Prishtina e Isa Boletini sot lirshëm përdoren në tokat dardane

Kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti sot ka qëndruar në Bajram Curr të Tropojës ku …