Bordi i përkohshëm i ndërmarrjes “Trepça” shkarkoi nga pozita e kryeshefit ekzekutiv në këtë ndërmarrje, Basri Ibrahimin

Bordi i përkohshëm i ndërmarrjes “Trepça” shkarkoi nga pozita e kryeshefit ekzekutiv në këtë ndërmarrje, Basri Ibrahimin

Kryeshefi ekzekutiv në ndërmarrjen Trepça, Basri Ibrahimi është shkarkuar nga pozita drejtuese e kësaj  ndërmarrjeje.  Shkarkimin e tij e ai ka quajtur politik dhe pa asnjë bazë ligjore. Ai ka thënë për Epoka e Re se nuk ka  bërë asnjë shkelje menaxheriale as ligjore. Në kohën time prodhimi ka qenë më i lartë, ndërkaq arsyet financiare për paga kanë të bëjnë me krizën globale të pandemisë dhe rrethanave në tregun botëror. Po e përsërisë se prej se jam në krye të kësaj detyre prodhimi është rritur 28 për qind. Unë i kam shmangur të gjitha shpenzimet që më takojnë me organogram. Nuk kam pranuar të kem shofer, gjithashtu nuk kam bërë shpenzime në udhëtime. Madje ministrja e Ekonomisë, ka ndikuar që t’i heqë edhe edhe subvencionimet për paga nga Ligji për Buxhet. Këtë e kanë bërë me qëllim vetëm që ta shkaktojnë këtë katrahurë dhe mos të kemi mjete për paga. Me këtë logjikë, kjo qeveri duke shkarkuar bordet pa bazë ligjore nuk e ka qëllim zhvillimin ekonomik, por kapjen e shtetit dhe institucioneve shtetërore përmes ndërmarrjeve publike”, ka thënë Basri Ibrahimi.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …