Boris Mijatovic: Qetësia në Kosovë në shumë raste është mashtruese

Duke folur lidhur me mundësinë e zvogëlimit të trupave të KFOR-it në vendin tonë,  deputeti gjerman nga partia e të gjelbërve, Boris Mijatoviq ka vlerësuar se qetësia në Kosovë në shumë raste është mashtruese. Për ta argumentuar këtë deklaratë, ai iu është referuar rastit të Banjskës. “Duhet të pyesim me seriozitet kush është mik dhe kush armik dhe me çfarë mjetesh tinëzare operojnë”, ka theksuar se organizuesi i këtij sulmi, Milan Radojiciq është i lirë dhe ka bërë thirrje për kapjen e tij. Gjatë fjalimit të tij, deputeti, Boris Mijatoviq i ka bërë thirrje qeverisë gjermane që të angazhohet më me vendosmëri për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evrops duke theksuar se kjo do t’u ndihmonte shumë njerëzve.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini: Ajo që ndodhi në Kuvend është maskaradë, duhet ta mbrojmë shtetin nga njerëzit që nuk kanë plan të ndalen

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të …