Enver Hasani: Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, nuk ka kompetencë të bëj dekretime për kryeministër

Eksperti i së Drejtës Ndërkombëtare, Enver Hasani, ka deklaruar se sipas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese [25.03.2026], ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, nuk ka kompetencë ta dekretojë Albin Kurtin, apo këndo tjetër për kryeministër. Ai ka theksuar më tutje se ky interpretim buron drejtpërdrejt nga aktgjykimi i Kushtetueses dhe nuk është qëndrim personal i tij. “Sipas aktgjykimit të Kushtetueses, Albulena Haxhiu nuk mund ta dekretojë Albin Kurtin për kryeministër. Këtë nuk po e them unë, e ka thënë gjykata. Politika mundet me vendosë ndryshe, siç ka vendosur në disa raste. Presidenti duhet me fillu, se e ka kompetencë me dekretu mandatarin e ri për kryeministër. Sipas këtij aktgjykimi nuk mundet ushtruesi i presidentit. Së pari konstituimi i Kuvendit, presidenti e pastaj qeveria. Përndryshe është shkelje kushtetuese” ka paralajmëruar eksperti i së Drejtës Ndërkombëtare, Enver Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …