leoni

BQK, MASHT dhe Fondi Evropian për Evropën Juglindore nënshkruajnë marrëveshje përfshirjen e edukimit financiar në shkolla

Nënshkruhet marrëveshje për përfshirjen e edukimit financiar në korrikullën shkollore

Banka Qendrore e Kosovës dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Fondit Evropian për Evropën Juglindore në Kosovë, kanë nënshkruar marrëveshjen për përfshirjen e edukimit financiar në korrikullën shkollore. Po ashtu është bërë edhe shpalosja e koleksionit të Librave të Edukimit Financiar për nxënësit e klasave 1-5 të arsimit fillor shkollore. Guvernatori BQK-së, Fehmi Mehmeti tha se përmes këtij programi synojnë të rrisë edukimin financiar te publiku. Ai duke folur për ekzemplarin e librave, ku tha se ato të ofrojnë njohuri bazike për fëmijët rreth edukimit financiar. Librat sipas tij, këto libra janë të qasshme edhe për fëmijët që kanë probleme me të pamurit. Ai tha se librat do të shpërndahen në mënyrë fizike. Ministri i Arsimit dhe Shekncës, Ramë Likaj, u shpreh se librat janë të përgatitura për moshën adekuate të fëmijëve. Likaj tha se librat do të shpërndahen për nxënësit falas.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …