Brigada e Zjarrfikësve në Ferizaj furnizohet nga Komuna me pajisje pune

Për të 14-tën herë brenda këtij mandati, Brigada e Zjarrfikësve në Ferizaj po furnizohet nga Komuna e Ferizajt me pajisje, mjete pune dhe materiale të tjera të nevojshme për punën e kësaj brigade në rastet e fatkeqësive nga zjarri. Edhe sot, Brigada e Zjarrfikësve në Ferizaj u furnizua nga Komuna me pajisje të ndryshme pune. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në Ferizaj, Arben Halili, tha se këto mjete, si moto-sharrat, gërshërë, pompa e pajisje tjera, rrisin efikasitetin e punës gjatë intervenimeve ndaj zjarrit duke siguruar edhe mbrojtjen e shëndetit të zjarrfikësve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së III – 1973/1974 të Gjimnazit në Viti

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së …